Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Goli i Vedat Muriqit nuk mjafton, Mallorca shtanget në “frymën e fundit” nga Osasuna

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Goli i Vedat Muriqit nuk mjafton, Mallorca shtanget në
Vedat Muriqi

Mallorca ka barazuar në shtëpi përballë Osasunës në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Mallorca Son Moix”, përfundoi me rezultatin 1-1.

Golin për Mallorcan e shënoi sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi. “Pirati” e fitoi një penallti në minutën e 81-të të cilën e ekzekutoi vetë. Pikërisht nga ai 11-metërsh, shqiptari gjeti rrugën e rrjetës.

Por ky gol i sulmuesit të Kosovës nuk mjaftoi, pasi Osasuna barazoi në frymën e fundit. Flavien Boyomo barazoi shifrat për Osasunën në minutën e 94-të të sfidës, duke shtangur vendasit.

Me këtë barazim Mallorca mbetet shkon në kuotën e 31 pikëve dhe mban vendin e 10-të në tabelën e renditjes. Në krahun tjetër, Osasuna po me 31 pikë mban vendin e 9-të në tabelë.

Momenti kur Vedat Muriqi fitoi penalltinë

Goli i Vedat Muriqit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga