
Hansi Flick ka bërë autokritikë dhe duket se ia ka vlejtur. Pas humbjes në “Pamplona” ndaj Osasunës, skuadra ka reaguar dhe ka fituar 2 ndeshje në mënyrë bindëse.
Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Young Bouys në Europë dhe 3-0 ndaj Alaves në kampionat. Përveç lojës sulmuese që ka dhënë frytet e saj skuadra ka reaguar edhe në reaprtin e mbrojtjes duke mos pësuar në asnjë ndeshje.
Këto paraqitje e kanë kënaqur trajnerin gjerman, i cili ka përgëzuar polakun Leëandoëski për tripletën e shënuar ndaj baskëve.
“Ndeshjen në rajonin bask e kemi fituare për mendimin tim që në pjesën e parë. Kemi shfrytëzuar maksimalisht rastet e krijuara, kjo dhe fal Levës. Ai vazhdon të jetë njësoj si në kohën kur luante në Mynih. Për mua nuk ka një sulmues të dytë më të mirë në botë brenda zonës sesa Leëandoëski”, shprehet Flick.
Pra, notat e larta për ekipin dhe në veçanti për polakun nuk mungojnë në fjalimin e gjermanit që duket se ka krijuar një Barcelonë pretendente për çdo trofe të mundshëm.