Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E BUJSHME/ Tre muaj burg, Vinicius “TRONDITET” nga fqinjët

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Tre muaj burg, Vinicius “TRONDITET” nga fqinjët
Vinicius JR

Nuk janë ditë të qeta për Vinicius Junior, i cili po kalon një periudhë të vështirë jashtë fushës së futbollit. Pas tradhtisë që u bë publike dhe zjarrit në banesën e tij në Madrid, sulmuesi brazilian po përballet tani me një proces gjyqësor.

Sipas mediave braziliane, Vinicius akuzohet për “prishje të qetësisë” për shkak të festës madhështore të ditëlindjes, e zhvilluar nga data 19 deri më 21 korrik në vilën e tij në Rio de Janeiro.

Festa përfshinte fishekzjarrë, kënde argëtimi dhe një koncert të Travis Scott, duke tërhequr rreth 500 të ftuar, mes tyre edhe lojtarë të Real Madrid dhe përfaqësueses së Brazilit.

Banorët e zonës u ankuan për muzikën me volum të lartë dhe zhurmën që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, duke bërë denoncim në polici.

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, festa rifilloi sapo ata u larguan, gjë që çoi në ngritjen e akuzave ndaj futbollistit, i cili tani rrezikon një gjobë të lartë ose deri në tre muaj burg.

Poll

Lexo gjithashtu