
Vinicius Jr
Vinicius JR është përballur shpesh me racizmin e tifozëve kundërshtarë në vitin e fundit. Në shumë raste sulmuesi brazilian është konfliktuar verbalisht me ta, situata të cilat kanë ndodhur edhe gjatë ndeshjeve.
Por një tifoz i cili ka bërë diçka të tillë me Vinicius e ka pësuar rëndë. Një përkrahës i Mallorcas është dënuar me 1 vit burg për shkak të racizmit ndaj ‘yllit’ madrilen dhe Samuel Chukwueze.
Të dyja këta raste kanë ndodhur në shkurt të vitit 2023, teksa vendimi përfundimtar është marrë sot. Përveç 1 vit burg, tifozi i Mallorcas është përjashtuar nga të gjitha stadiumet për 3 vite.
Poll