Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Di gjithçka për Realin, duam fitoren”, Simeone batuta para derbit: Ne do të shkojmë në “Bernabeu” me… autobus

Shkruar nga NEWSPORT
“Di gjithçka për Realin, duam fitoren”, Simeone batuta
Diego Simeone

“Po, në stadiumin e Realit do të shkojmë me autobus”, me këtë batutë e ka nisur Diego Simeone konferencën e tij për shtyp para derbit Real – Atletico. Ndër të tjera, tekniku i “Los Colchoneros” ka folur edhe për arbitrin apo udhëzimet që i ka dhënë lojtarëve për këtë sfidë të rëndësishme.

“Nuk po e mendoj aspak si do të menaxhjë situatën arbitri. Nuk dua të shqetësohem për këtë. Unë mendoj se si do të reagojmë ne në fushë, për atë çfarë do të bëjmë kundër një rivali me individualitete të mëdha.

Deklaratat nga kampi i Realit? Unë jam i fokusuar te ndeshja. E di se ju si gazetarë keni nevojë për më shumë përgjigje, për këto polemika që lindin gjatë ndeshjeve të rëndësishme, por unë jam i fokusuar te ndeshja.

Udhëzimet? Ne nuk kemi folur gjatë për këtë, kemi vendosur t’i lëmë lojtarët të rikuperohem mirë. Pastaj nuk është e ka shumë për të thënë, dimë thuajse gjithçka për ta. Por ne duam të fitojmë”, është shprehur Simeone.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga