
Pas humbjes në “El Clasico” përballë Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit, Real Madridi rikthehet në fushë nesër ndaj Celta Vigos. Trajneri i madrilenëe Carlo Ancelotti ka dalë në konferencë për shtyp ku ka folur dhe për të ardhmen e tij.
“Nuk e di çfarë do të ndodhë, por çfarëdo të ndodhë, do të jetë një lamtumirë fantastike. Nuk kam debatuar kurrë me klubin në gjashtë vite dhe nuk do ta bëj këtë as në ditën e fundit, të cilën nuk e di se kur do të jetë. Mund të jetë 25 maji, i vitit 2026...
Do të flas për të ardhmen time jo më parë se data 25 maj. Po mendojmë për të tashmen, ndeshjet e ardhshme. Mendojmë se mund të luftojmë dhe ajo që do të bëjmë është të luftojmë pët titullun deri në sekondën e fundit të ndeshjes”, u shpreh italiani.