Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barcelona e do me çdo kusht, Julian Alvarez u jep PËRGJIGJEN përfundimtare

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona e do me çdo kusht, Julian Alvarez u jep PËRGJIGJEN
Julian Alvarez

Sulmuesi Julian Alvarez, i cili luan për Atletico Madrid ka qenë jo pak herë pjesë e zërave, të cilët e lidhin emrin e tij me ekipin katalanas. Gjatë verës, Alvarez u përmend si një nga objektivat kryesorë të Barcelonës, madje si opsioni i preferuar i presidentit Joan Laporta.

Spekulimet ishin të shumta, gjë të cilën e pranoi dhe vetë sulmuesi në një intervistë për “Marca”. 25-vjeçari ka pranuar zhurmën e bërë në media për të po shprehet se ka zgjedhur që ti injoroj.

Ndërsa sa i takon dilemës së largimit, sulmuesi pranon se i vetmi fokusi dhe objektiv i tij është që të rritet profesionalisht në skuadrën e Atletico Madrid.

Rikujtojmë se 25-vjeçari argjentinas, u bë pjesë e Atletco Madrid në 12 gusht të vitit 2024 dhe ka një kontratë e cila i skadon në 30 qershor të 2030-ës.

Poll

Lexo gjithashtu