Zyrtarisht jemi në merkaton e janarit dhe tashmë ekipet “nxitojnë” për të bërë transferimet e duhura për të përforcuar ekipin për gjysmën e dytë të sezonit.
Shumë skuadra dëshirojnë të mbajnë dhe nuk “tundohen” lehtë nga ofertat për futbollistët e tyre. Një rast i tillë vjen nga Atletico Madrid, me spanjollët të vendosur kanë refuzuar ofertën e Manchester United për Conor Gallagher.
Sipas “ED” raportohet se spanjollët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga mesfushori nëse në drejtim të tij nuk vjen ndonjë ofertë sipër 30 milionë eurove. Ndërkohë anglezët kërkonin ta huazonin deri në fund të këtij sezoni, por diçka e tillë nuk mund të realizohet.
Gallagher në këtë sezon ka luajtur në 25 ndeshje, në total 972 minuta. Ka arritur të shënojë 3 gola dhe të dhurojë edhe 1 asist.
