Edhe pse deri para një muaji Barcelona po zhvillonte një sezon që çdo ekip do të dëshironte ta kishte, ekipi nga Katalunja ka humbur pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion të Spanjës.
Dy humbjet ndaj Las Palmas dhe Real Sociedad, si dhe barazimi me Celta Vigon, kanë bërë që klubi të ketë vetëm një pikë më shumë se Real Madrid, edhe pse ky i fundit ka një ndeshje më pak në kampionat. Një statistikë e veçantë është fakti që rezultatet negative kanë ardhur në një kohë kur u dëmtua talenti 17-vjeçar, Lamine Yamal.
Skuadra, e drejtuar nga Hansi Flick, do të mundohet të përmirësojë situatën ditën e nesërme përballë Mallorcas. Tashmë, ekipi ka pasur rikthimin e disa lojtarëve të rëndësishëm si Yamal, por edhe mbrojtësi Araujo.