
Real Madrid – Barcelona është supersfida e shumëpritur që do pushton gjithë vëmendjen e botës së futbollit. El Clasico rikthehet më në fund në javën e 32-të të LaLigas dhe në ‘Bernabeu’ bëhet gati të dhurojë spektakël.
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka zgjedhur formacionin titullar dhe surprizon të gjithë duke rreshtuar një mbrojtje ku vetëm 1 prej tyre është në pozitën e tij natyrale. Rudiger është mbrojtësi i ‘vetëm’, dhe në këtë repart do të ketë 3 mesfushorë si Vazquez, Tchouameni dhe Camavinga.
Kushtëzuar edhe nga lodhja e madhe fizike pas 120 minutave ndaj Manchester City, Ancelotti është i detyruar për rotacion. Megjithatë, mesfusha dhe sulmi përbëhet nga titullarë si Valverde, Modric, Kroos, Bellingham, Rodrygo e Vinicius.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid (4-3-1-2) – Lunin; Vazquez, Tchouameni, Rudiger, Camavinga; Modric, Valverde, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius. Trajner: C. Ancelotti
Barcelona (4-3-3) – Ter Stegen; Kounde, Araujo, Cubarsi, Cancelo; De Jong, Christensen, Gundogan; Yamal, Lewandowski, Raphinha. Trajner: Xavi H.
View this post on Instagram
View this post on Instagram