Tensione të forta shoqëruan fundin e çerekfinales së Kupës së Afrikës mes Algjerisë dhe Nigerisë, e fituar 2-0 nga nigerianët. Pas vërshëllimës përfundimtare, në fushë shpërthyen përplasjet mes futbollistëve të të dyja skuadrave.
Situata degradoi shpejt, duke dalë jashtë kontrollit të stafit dhe organizatorëve. Madje, disa tifozë zbritën deri në pistën e atletikës që rrethonte fushën, ndërsa qetësimi i gjendjes kërkoi ndërhyrje të vazhdueshme.
Incidentet nuk përfunduan aty, pasi pakënaqësia e lojtarëve algjerianë vazhdoi edhe pas ndërprerjes së lojës. Ata u përballën verbalisht me arbitrin Omar Artan, ende pa u futur në dhomat e zhveshjes.
AFCON 2025 ????????
— Collins Okinyo (@bedjosessien) January 10, 2026
Terrible scenes as Algeria ???????? players attacked match referee after the loss to Nigeria ???????? Super Eagles.
I wonder why they could dispute a very clean win.
Sanctions are on the way this is not sportsmanship @soka25east pic.twitter.com/ms7hXOhRav
