Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E RËNDË/ U rrëzua pa ndjenja në fushën e lojës, vdes futbollisti

Shkruar nga NEWSPORT
E RËNDË/ U rrëzua pa ndjenja në fushën e lojës,
Foto ilustruese

Një lajm tronditës kaplon botën e futbollit teksa futbollisti uruguaian Juan Izquierdo ka ndërruar jetë pas 5 ditësh në spital.

Futbollisti i Nacional nuk mundi të fitonte betejën më të madhe duke dhënë frymën e fundit në orët e para të kësaj të mërkure në moshën 27-vjeçare.

Qendërmbrojtësi i skuadrës nga Montevideos ishte rrëzuar pa ndjenja në fushën e lojës gjatë ndeshjes kundër Sao Paulos për 1/16-ën e Copa Libertadores. Ai mori ndihmën e parë mjekësore nga stafet e ekiepve përkatëse dhe u transportua me urgjencë në spital, aty ku humbi edhe jetën.

Futbolli uruguaian është zhytur në zi teksa skuadra e figura të shumta sportive nga e gjithë bota kanë shprehur ngushëllimet e tyre për klubin Nacional dhe familjarët e të ndjerit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga