
Foto ilustruese
Një ngjarje mjaft e frikshme ka ndodhur në Serbi. Saktësisht në qytetein Klupci, pranë Loznicës në perëndim të Beogradit.
Për shkak të motit të keq, rrufeja ka goditur fushën e lojës gjatë një ndeshjeje futbollit. Në Klupci po zhvillohej ndeshja mes vendasve të Radniçki dhe Cerit nga Petkovica, kur rrufeja goditi lojtarët.
11 futbollistë kanë mbetur të lënduar sipas mediave serbe. Të gjithë futbollistët kanë marrë edhe ndihmën e shpejtë nga stafet mjekësore, teksa janë transportuar me urgjencë në spital për një kujdes më intensive.
Poll