Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E bujshme nga Spanja, Real Madrid gati të bojkotojë finalen me Barcelonën

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme nga Spanja, Real Madrid gati të bojkotojë finalen me
 

Një pritje e gjatë, shumë e gjatë. Pak më shumë se 24 orë deri në fillimin e finales së Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Barcelonës, polemika e ndezur nga një tjetër video provokuese e publikuar nga televizioni zyrtar i Realit nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje.

Një aktakuzë e vërtetë e arbitrit të ndeshjes, Ricardo De Burgos Bengoetxea, me të cilin “Galaktikët” kanë marrë një përqindje më të ulët fitoresh se rivalët e tyre.

Ky sulm shumë i rëndë shkaktoi reagimin e vetë De Burgos Bengoetxea dhe kolegut të tij që do ta ndihmojë në VAR, Gonzalez Fuertes. Të dy folën në një konferencë për shtyp para finales, i pari madje qau, ndërsa i dyti sulmoi hapur klubin e Florentino Perez, duke shkaktuar një reagim të indinjuar.

Kështu, Real Madridi i kërkoi Federatës ndryshimin e emërtimit të arbitrit në minutën e fundit dhe vendosi të bojkotojë të gjitha ngjarjet zyrtare të promovuara para ndeshjes, përfshirë konferencën për shtyp që Carlo Ancelotti duhej të mbante me Luka Modric.

Zgjedhje e fortë, por padyshim që kërkesa nuk u pranua. Federata qëndron e vendosur në qëndrimin e saj dhe nuk sheh asnjë mundësi ndryshimi dhe kjo mund të çojë në një vendim të bujshëm. Sipas shtypit spanjoll, Real Madridi mund të mos shfaqet as nesër në mbrëmje në stadiumin “La Cartuja” të Seviljes. Një situatë pothuajse surreale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga