Aventura e Didier Deschamps te Franca pas Kupës së Botës 2026. Shpesh timnonieri i “Gjelave” është përfolur se do të largohet nga francezët dhe tashmë për të kanë nisur edhe intereset e para.
Në një intervistë për “Telefoot”, 57-vjeçari ka zbuluar edhe për kontaktet e tij të para. Dhe nuk bëhet fjalë për një tjetër Kombëtare, por për një klub, emrin e të cilit nuk preferoi ta zbulonte, por tashmë “L’Equipe” ka treguar se për cilin ekip bëhet fjalë.
Saktësisht nga Arabia Saudite, më konkretisht nga Al Ittihad. Ekip ku luajnë Karim Benzema dhe N’Golo Kante. Kjo do të ishte një ribashkim mes palëve, të cilët kanë bashkëpunuar mes tyre te Franca dhe momentalisht të dy futbollistët po shijojnë aventurën e tyre në ligën saudite.
“Arrita të kontaktoj. Nuk do të përmend emra, por ata e dinë situatën time. Që nga momenti që mora një vendim dhe nuk do ta tërheq atë, kjo është e qartë do të jem i lirë pasi të kenë kaluar afatet dhe nuk do të jem i kufizuar në veprimet e mia”, ka theksuar francezi.
