Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dele Alli rikthehet me klasin e tij? Anglezi shumë pranë transferimit në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Dele Alli rikthehet me klasin e tij? Anglezi shumë pranë transferimit
Dele Alli

Dëmtimet i prishën shumë punë futbollistit 28-vjeçar, që para disa kohësh cilësohej si fitues potencial i “Topit të Artë”.

Kulmin e tij e kishtë në vitin 2018, madje vlera e tij shkoi 100 milionë euro. Ish-fantazisti i Tottenham, u kërkua nga Real Madrid, Bayern Munich, e shumë klube “big” të tjera. Por, dëmtimet e lanë në “vendnumëro”.

Nga Tottenham kaloi te Everton, e më pas te Besiktas. Tek asnjëra nuk bëri mirë, ndërsa me turqit ndërpreu bashkëpunimin këtë verë, duke dalë si lojtar i lirë në treg.

Nga kjo situatë ka përfituar ekipi italian, Como. Cesc Fabregas kërkon t’i japë një mundësi Dele Alli, duke e marrë në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit. Ende nuk ka një dritë jeshile për transferim, pasi si fillim, Fabregas do shohë gjendjen fizike të futbollistit anglez.

Në rast se te Como mbeten të kënaqur me performancën që do të dhurojë në fushë Alli, atëherë Serie A do të jetë kampionati i radhës ku do të luajë anglezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga