Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Cristiano Junior i del kundër babait të tij! Djali i CR7-tës kërkon rikthimin në Evropë, klubi gjerman “lëviz gurët”

Shkruar nga NEWSPORT
Cristiano Junior i del kundër babait të tij! Djali i CR7-tës
Cristiano Ronaldo me të birin, Cristiano Junior

Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Junior dëshiron që të rikthehet për të luajtur në Evropë. 15-vjeçari preferon largimin nga Al Nassr dhe për t’u bashkuar me një ekip anglez ose skuadrën e të rinjve të Real Madrid.

Ylli i ri portugez u stërvit me ekipin U16 të Real Madrid, gjatë kohës që CR7 ndodhej në Spanjë për t’u rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në Arabinë Saudite. Megjithatë, Cristiano Junior po merr parasysh edhe oferta të tjera.

Ish-skuadra e babait të tij, Sporting Lisbonë, por edhe Borussia Dortmund janë gati të “lëivizin gurët” për shërbimet e 15-vjeçarit. Madje, klubi gjerman ka ndërmarrë hapa konkretë, duke kontaktuar talentin portugez.

Por, familja e Cristiano Junioir dhe pikërisht i ati, Ronaldo, kanë frikë nga “bumi” mediatik, prandaj dëshirojnë që momentalisht ta mbajnë te Al Nassr me profil të ulët profesional. Megjithatë, merkato verore pritet të jetë e “ndezur” për djalin e ikonës së futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu