
Conference League
Partizani dhe Egnatia janë dy ekipet e vetme të Superiores që vazhdojnë aventurën e tyre në Europë. “Demat” dhe rrogozhinasit këtë javë do të luajnë ndeshjet e tyre në turin e dytë të Conference League, por ditën e sotme do të mësojnë kundërshtarët e tyre në raundin e 3-të.
Në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e 3-të të Conference League. Kryeqytetasit dhe kampionët e Superiores janë gjithë “sy e veshë” nga Nyoni, ku do të “kryqëzojnë gishtat” për një short të lehtë.
Në ornë 14:00 do të jetë “fjala” e goglave, të cilat do të vendosin për fatet e ekipeve shqiptare në Conference league, sigurisht nëse Partizani dhe Egnatia kalojnë me sukses Iberia 1999 dhe Vikingur Reykjavik.
Poll