
Para pak minutash është hedhur edhe shorti i fazës së 1/16-ave të Conference league. Shorti është hedhur në Nyon të Zvicrës dhe tashmë ekipet pjesëmarrëse kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Pas hedhjes së goglave çiftet në këtë fazë janë Real Betis – Vitoria Sc, Panathinaikos – Fiorentina, Copenhagen – Chelsea dhe Borac – SK Rapid. Interesante janë edhe Celje – Lugano, Molde – Legia Warszawa, Jagiellonia – Cercle Brugge dhe Pafos - Djurgarden.
Ndeshjet e para të kësaj faze janë parashikuar të zhvillohen me 6 mars dhe 13 mars sfidat e kthimit. Ndërkohë ekipet kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre në fazën tjetët të këtij turne, ku goglat kanë rezervuar përballje mjaft të luftuara dhe “finale” të parakohshme.


