Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Gruda? S’dua ta diskutoj më këtë temë”, Edi Martini para aventurës evropiane: Kemi marrë masat e duhura!

Shkruar nga NEWSPORT
“Gruda? S’dua ta diskutoj më këtë temë”,
Edi Martini

Vllaznia do të përballet këtë të enjte me letonezët e Daugavpils, në kuadër të fazës së parë kualifikuese të Conference League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 20:00. Në prag të këtij dueli para mediave ka folur trajneri shkodran, Edi Martini.

“Gjendja e shumicës prej lojtarëve është e mirë, Mala ka pasur probleme do të jetë në stol, por jo nga fillimi, nëse na duhet sforco do ta fusim. Krymi është stërvitur me ekipin, nesër do të sakrifikojë dhe do të hidhet në fushën e lojës, të dy kanë pësuar goditje në ndeshje miqësore. Disa gjëra nuk na kanë shkuar ashtu si duhet, por ju kam thënë djemve që është një ndeshje që duhet fituar, e dimë që është e vështirë, me gjendje të mirë fizike, por ne do të futemi në fushë dhe do bëjmë punën tonë për tu kualifkuar në turin tjetër.

Largimi i Grudës dhe dëmtimi i dy lojtarëve na ka prishur disi atmosferën, por nuk ka asnjë justifikim për ne. Kemi 25 lojtarë, askush nuk është i pazëvendësueshëm, kemi marrë masat e duhura për ta fituar këtë ndeshje. Përgjegjësi e madhe, është ndeshje që shërben për arkat e klubit, sa më larg të shkosh aq më shumë rriten të ardhurat për klubin, jemi përgatitur, ka një problem se duket kundërshtar i lehtë por është e vështirë në fushë, është ndeshje shumë e fortë, do vlerësim maksimal. I kënaqur deri tani jam, edhe tifozët presin lojtarë të tjerë, por fillimi i kampionatit është më 23 gusht, do marrim lojtar të tjerë, por do kisha pasur dëshirë ti kisha tani për Kupat e Europës. Është e rëndësishme kjo ndeshje.

Gruda? E pashë ndeshjen e Egnatias, nuk kam shumë koment, e kam mendjen te ekipi im, nuk dua ta diskutoj më këtë temë, është çështje e harruar për mua personalisht dhe për ekipin po se po, ja lemë kohës, ajo do tregojë çdo gjë. Nuk e di për deklaratën e tij, nuk e kam degjuar, smë intereson hiç. Dodaj do të jetë pjesë, kemi qenë të detyruar ta mbajmë djalin këtu, ai ka treguar maturi dhe që ekipi ka nevojë për ne, është stërvitur mjaft mirë, ne mendojmë për kualifikim”, u shpreh Edi Martini

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga