
Dinamo i jepo fund aventurës së Hajduk Split, pasi “Blutë” i eliminuan nga Conference League. Një fitore e rëndësishme për ekipin e Ilir Dajës, por që ka shkaktuar “tërmet” në Kroaci.
Kjo pasi nuk pritej humbja e kroatëve dhe tashmë tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale me meme. Shumë prej tyre e quajnë turpërues këtë eliminim, ndërsa i bëjën thirrje klubit që të luajnë vetëm ndaj Goricas.
“Në të ardhmen do t’u them femijëve që na eliminoi Dinamo City”, është komenti i një tifozi në faqen zyrtare të klubit pas publikimit të rezultatit të ndeshjes.
“Çdo vit lista e klubeve anonime që eliminojnë Hajdukun bëhet gjithnjë e më e madhe.
Mbani mend njerëz, gjithmonë mund të jetë më keq. Hajduku është shembulli perfekt për këtë.
Hajduku mund të fitojë vetëm ndaj Goricës, trajneri i së cilës është hajdukovac..
Rrisni edhe më shumë çmimin e abonimit në HDTV.
Hajduku pret kualifikimet e Champions League që të fillojë të luajë. Conference League nuk i emocionon.
Short i favorshëm për Hajdukun nuk ekziston…”, kanë disa nga komentet e tifozëve.
