
Nuk ishin vetëm Vllaznia dhe Partizani sot ekipe shqiptare që dolën në fushën e lojës për të luajtur në kualifikueset europiane. Sot luajtuën gjithashtu, Prishtina, Malisheva dhe Deçiqi.
Këta të fundit kanë arritur të kualifikohen në turin e dytë të Conference League. Edhe pse u mposhtën sonte nga Sileksi me shifrat 2-1, Deçiqi fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Prishtina gjithashtu arriti të mposhtë Sheriff Tiraspolin me rezultatin 2-1 në kryeqytetin e Kosovës. Por bardheblutë ishin mposhtur në takimin e parë 4-0 dhe fitorja e sotme nuk i lejoi të kualifikoheshin në raundin tjetër të Europa League. Prishtina do ta vazhdojë rrugëtimin europian në turin e dytë të Conference League.
Malisheva është përballur mbrëmjen e sotme me Vikingurin, të cilët mposhtën ekipin shqiptar me rezultatin tenistik, 8-0. Kështu, ekipi i Etnik Brrutit i ka dhënë lamtumirën kualifikuesve të Conference League.