Cristian Chivu & John Heitinga pas ndeshjes (Inter 2-0 Ajax)
John Heitinga nuk është më trajner i Ajax. Edhe pse kontrata teknikut holandez ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027, klubi ka vendosur që ta shkarkojë menjëherë nga detyra.
Ky vendim vjen për shkak të një nisje jashtëzakonisht të dobët të sezonit. Humbja me Galatasaray në shtëpi, me shifrat 0-3 vendosi gjithçka. Ndërkohë që në Champions, Ajax mban vendin e fundit me 0 pikë, 1 gol të shënuar dhe plot 14 të pësuar.
Edhe në kampionat nuk po përjeton ditë të mira. Pas 11 ndeshjesh, Ajax mban vendin e 4-t me 20 pikë. Pikërisht këto kanë qenë arsyet e shkarkimit të 41-vjeçarit, John Heitinga.
Poll
