
Zinedine Zidane
Zinedine Zidane është një legjendë e futbollit botëror, i cili ka luajtur për klube si Marseille, Juventus e Real Madrid. Ish-legjenda e Kombëtares franceze ka bërë një deklaratë të bujshme.
Edhe pse ka qenë një lojtar i Marseilles, nga aty ku ka dhe origjininën, Zidane është shprehur se do të mbështesë në finalen e Champions League Paris Saint-Germain përballë Interit.
“A do ta shihni finalen e Champions League? Po, sigurisht, sigurisht që do ta shikoj. Edhe pse jam nga Marseja, mendoj se skuadra franceze duhet të fitojë”, është shprehur Zidane.