
Janë mbyllur dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme të UEFA Champions League. Kujtojmë që Sparta e Pragës luajti në shtëpi përballë Salzburg, ndërsa Bologona u ‘përplas’ me Shakhtar Donetsk.
Sparta e Pragës ia doli që të triumfonte pa probleme 3-0. Golin e parë për çekët e shënoi Kann Kairinen në minutën e 2-të të sfidës, ndërsa golin e dytë e shënoi Olatunji në të 42-tën. Rrugën e rrjetës e gjeti dhe Qazim Laçi i cili shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 58-të. Në këtë mënyrë, ekipi çek merr 3 pikë të arta.
Në krahun tjetër, Bologna dhe Shakhtar Donetsk e mbyllën sfidën në barazim pa gola. Pavarësisht rasteve në të dyja krahët, asnjëri prej ekipeve nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës.
Goli i Spartës së Pragës / Kairinen:
Goli i Spartës së Pragës / Olatunji:
Goli i Spartës së Pragës / Qazim Laçi: