
Santiago Gimenez dhe Joao Felix
Milan është eliminuar nga Champions League në fazën “play-off” të 1/16-ave. Kuqezinjtë barazuan 1-1 përballë Feyenoord në sfidën e kthimit të zhvilluar në stadiumin “San Siro”.
Megjithatë ky barazim nuk mjaftoi, pasi sfida e parë në Holandë ishte fituar 1-0 nga skuadra e Feyenoord.
Ndërsa ditën e sotme ishte një ish i gjigantit holandez, si Santiago Gimenez që kaloi Milanin në avantazh. Por, kartoni i kuq për Theo Hernandez në minutën e 51’, e bëri më të vështirë për “Djallin”. Në minutën e 73-të, Feyenoord barazoi shifrat me Carranza.
Ky gol “fiku” ekipin italian, duke i eliminuar nga UEFA Champions League më herët nga ç’pritej.
Golat e sfidës:
Goli i Santiago Gimenez
Goli i Feyenoord
Poll