Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ PSG fiton ndaj Brest si të ishte ndeshje lige, ish-i i Barcelonës "heroi" i parizienëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ PSG fiton ndaj Brest si të ishte ndeshje lige, ish-i i
 

Është mbyllur takimi hapës i fazës së Play-Off në Champions League. Parisi nuk është surprizuar dhe ka vënë çdo gjë në vijë ndaj Brest.

Stade Brestois që është “hirushja” e Ligës së Kampionëve deri në këto momente, nuk arriti të lërë gjurmë dhe të shtangë kryeqytetasit. Në një derbi francez u mendua se ish-klubi i vlonjatit Aliaj mund të surprizonte klubin më të mirë të ligës, pasi të dy ekipet njihen nga përballjet në Ligue1.

Por, PSG nuk e vuri në diskutim asnjëherë fitoren. Siparin e hapi portugezi Vitinha që konkludoi një penallti të fituar pas një rishikimi të VAR. “Hero” ishte Dembele që u zgjua dhe vulosi suksesin me dopietë.

Ky takim i ngjau paksa shkatërrimit që ekipi i Luis Enrique i kreu të kuqve para disa javësh në kampionat. Tashmë, kualifikimi anon nga parizienët, me Brest që e ka pothuajse të pamundur.

Goli i parë i PSG

Goli i parë i Dembele

Goli i dytë i Dembele

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga