
Aston Villa - PSG
Aston Villa dhe PSG po përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e dytë të UEFA Champions League. Sfida që po zhvillohet në “Villa Park”, nisi në orën 21:00.
Por në start të këtij dueli mjaft të bukur, ndodhi edhe e papritura. Në vend të himnit të UEFA Champions League, nga regjia e stadiumit u vendos kënga e Europa League, duke çuditur të gjithë.
Kjo bëri që lojtarët të shtangeshin, duke mos kuptuar se çfarë ndodhte. Madje disa prej lojtarëve nisin të qeshin, duke e parë si gazmore dhe tepër qesharake këtë moment.
Aston Villa - PSG
Poll