
Hansi Flick
Mëngjesin e ditës së sotme, ka pasur momente të vogla tensioni në kampin stërvitor të Barcelonës. Në prag të sfidës së Champions League me Interin, Hansi Flick nuk ka toleruar katër lojtarë që kanë mbërritur me vonesë në stërvitje.
Ishin Lamine Yamal, Ansu Fati, Inigo Martinez dhe Fermin Lopez që mbërritën me vonesë në stërvitje. Trajneri Hansi Flick ndodhej në fushë bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve dhe i qortoi për vonesën e tyre.
Ndërsa Gavi ishte ai që ua tërhoqi vëmendjen shpejt të katërve duke i thënë të nxitonin. Megjithatë, kjo vonesë nuk do të ndikojë në prezencën e tyre në sfidën ndaj Interit.
Poll