Janë mbyllur dy sfidat e para të mbrëmjes së sotme të Champions League. Kujtojmë që Girona priste në shtpi Feyenoord, ndërsa në Gjermani, Atalanta u përball me ukrainasit e Shakhtar Donetsk.
Atalanta ia doli që të triumfonte dhe të merrte 3 pikë mjaft të rëndësishme. Për bergamaskët shënuan Berat Gjimshiti, Ademola Lookman dhe Raoul Bellanova, duke i dhënë ekipit një fitore të pastër 0-3.
Në krahun tjetër, Girona dhe Feyenoord zhvilluan një ndeshje spektakolare ku nuk munguan autogoli, apo dhe penallti e humbur. Megjithatë, në fund triumfuan holandezët të cilët mposhtën Gironan 2-3.
Këta të fundit shënuan dy autogola, Herrera në minutën e 23’ dhe Krejci në të 79-tën, duke i hequr pikë të rëndësishme ekipit të tyre.