Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Vetëm dy kartonë të nxjerrë nga xhepi, Florian Lata “zemërmirë” në Kroaci

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm dy kartonë të nxjerrë nga xhepi, Florian Lata
Florian Lata

Dinamo Zagreb U19 ka fituar përballë Celtic U19 në sfidën e vlefshme për raundin e 6-të të UEFA Youth League. Ndeshja e zhvilluar në Zapresic të Kroacië, përfundoi 2-1 në favor të vendasve.

Protagonist në këtë ndeshje ishin arbitrat shqiptarë, me kryesorin Florian Lata dhe anësorët Ilir Tartaraj dhe Erind Burgu. Lata u tregua zemërmirë në këtë sfidë, duke nxjerrë nga xhepi vetëm dy kartonë të verdhë.

Të parin ndëshkoi lojtarin e Dinamos, Lagancic në minutën e 77-të. Ndërsa pas tij radhën e kishte skocezi Donovan në të 90-tën. Përgjithësisht ishte një ndeshje e mirë nga Lata dhe anësorët, pa polemika.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga