
San Siro
Mbrëmjen e sotme, Interi do të presë Barcelonën në një natë magjike të Champions League. Sonte do të vendoset se kush do të jetë finalisti i parë i këtij edicioni në kampionatin më madhor në Europë për klube.
Një natë historike kjo edhe për skuadrën zikaltër, që do të ketë plot 75 mijë tifozë të pranishëm në shkallët e “San Siros”. Tashmë është vendosur një rekord i ri, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë për një ndeshje futbolli nga një klub italian.
Siç raportojnë mediat italiane, të ardhurat nga shitjet e biletave të takimit të sotëm do të jenë 14 milionë euro. Rekordi mbahej nga gjyëmsfinalja para dy vitesh ndaj Milanit, 12.5 milionë euro.
Poll