Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Sulmuesi madrilen ndez "derbin" në merkato, Chelsea dhe Arsenal pas 20-vjeçarit

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi madrilen ndez "derbin" në merkato, Chelsea dhe Arsenal
Arda Guler

Për merkaton e janarit, 2 klubet "gjigante" të kampionatit anglez kanë të njëjtin synim. Bëhet fjalë për Arsenalin dhe Chelsean të cilët po vijojnë me negociatat për të siguruar shërbimet e sulmuesit, Arda Guler.

Një rast që gjithmonë mbetet për tu parë, nesë sulmuesi i Real Madrid do të jetë i disponueshëm në tregun e transferimeve. Sipas medias “CaughtOffside”, talenti turk mbetet një objektiv afatgjatë i Arsenalit, ndërsa Chelsea ka intensifikuar interesimin javët e fundit, duke zhvilluar disa kontakte për të kuptuar më nga afër situatën e tij në “Santiago Bernabeu”.

Sulmuesi ka qenë në “radarët” e Arsenalit që nga tetori i vitit 2024, me “Topçinjtë” që e shohin atë si një profil ideal për të rritur konkurrencën në fazën ofensive.

Të dy klubet londineze besojnë se 20-vjeçari mund të jetë i disponueshëm gjatë verës për një shifër që sillet mes 90 dhe 100 milionë eurove, nëse Real Madridi vendos të hapë derën për negociata.

Poll

Lexo gjithashtu