Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

UEFA vendos për arbitrin e supersfidës Atletico-Barcelona, katalanasit “frikësohen” nga gjyqtari francez (EMRI)

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA vendos për arbitrin e supersfidës Atletico-Barcelona, katalanasit
Atletico Madrid - Barcelona

Barcelona do të provojë të japë gjithçka në "Wanda Metropolitano" për të tentuar historinë në hapin e dytë çerekfinal përballë Atleticos së Madridit në kuadër të Uefa Champions League.

Katalanasit janë të bindur se mund të kthejnë disavantazhin e dy golave në ndeshjen e parë në "Camp Nou" dhe do të hidhen në fushë për të prekur gjysmëfinalet. 

Megjithatë, krahas hendekut të golave të pësuar që duhen parakaluar, te Barcelona duhet të përballen dhe me vendimin e UEFA-s e cila ka përcaktuar arbitër kryesor për të vënë drejtësi, Clement Turpin.

Bilancet me gjyqtarin francez flasin për një rekord prej 2 fitoresh, 1 barazim dhe dy humbje. "Frika" e blaugranave qëndron tek fakti se kryesori ka qenë pjesë e çdo ndeshje me eleminimin në Champions sa herë ka arbitruar me këtë skuadër në fushë. Bëhet fjalë për disfatën e rëndë në Romë po në çerekfinale në vitin 2018, eleminimin nga Europa League përballë Manchester United si dhe humbjen në gjysmëfinale përballë Interit.

Kaq ka mjaftuar që tek të besuarit e Flick situata të tensionohet disi, pasi ky është një tjetër shans ideal për të provuar më të mundshmen në këtë kompeticion. 

Poll

Lexo gjithashtu