
Barcelona dhe Interi nuk shkuan më shumë se barazimi 3-3 mes tyre në gjysmëfinalen e parë në Champions League. Një barazim që lë gjithçka të hapur për duelin e ktihimit në Milano, i programuar të luhet pas 1 jave.
Por tashmë te Varcelona ka “festë”. Kjo pasi do të rikthehet një nga titullarët e skuadrës.
Alejandro Balde do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Interit. Ky është një lajm i mirë për Hansi Flick, i cili mund të mbështetet te shërbimet e tij kundër zikaltërve, ku do të synohet edhe fitorja për të kaluar në finalen e madhe të Champions League.
Ndërkohë Balde me shumë gjasa do të mund të jetë ingatshëm për trajnerin gjerman edhe në sfidën e kësaj fundjave në kampionat, ku Barça do të luajë ndaj Valladolid në transfertë.
View this post on Instagram