
Bayern Munich u mposht mbrëmjen e djeshme nga Real Madrid, me këto të fundit që triumfuan 2-1. Në këtë mënyrë bavarezët i thonë lamtumirë Champions Leaguem, me madrilenët që kualifikohen në finalen e madhe.
Në këtë takim kishte dhe mjaft kontestime, sidomos në fundin e ndeshjesh. Matthijs de Ligt shënoi për të bërë rezultatin 2-2, por ndeshja u quajt tashmë e vdekur nga gjyqtarët, të cilët e konsideruan Noussair Mazraoui si pozicion jashtë loje në ngritje. Thomas Tuchel reagoi mjaft i nervozuar, ndërsa e quajti katastrofë vendimin e arbitrit dhe gjykimin e tij.
“Ishte një katastrofë absolute. Një shkelje e rregullave. Kjo skenë duhet luajtur deri në fund. Ky është rregulli. Drejtuesi i linjës bëri gabimin, dhe gjyqtari bëri gabimin e dytë”, përfundoi Tuchel.