
Bayern Munich dhe Real Madrid barazuan mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e parë, të vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”, përfundoi me rezultatin 2-2.
Lojtari i ndeshjes u shpall Vinicus, i cili shënoi të dy golat për madrilenët, por një nga lojtarët me paraqitjen më të mirë në fushë, ishte padyshim mesfushori i Bayern Munich, Konrad Laimer.
Ky i fundit zhvilloi një performancë të nivelit të lartë, ku ishte i pakalueshëm në mesfushë, duke u dribluar vetëm 1 herë.
Austriaku ishte i saktë në 97% të pasimeve që dha, gjithashtu dhuroi një asist në momentin që shënoi Leroy Sane. Gjithashtu, Laimer dha 3 topat të gjatë në mënyrë të saktë, 4 duele tokësore të fituara dhe 3 ndërhyrje të sakta.
Statistika mjaft të mira, duke u shpallur “Lojtari i Ndeshjes”, nga tifozët e të dyja palëve, të cilët me anë të komenteve nëpër rrjetet sociale, nuk i kursyen elozhet për 26-vjeçarin.