Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Trajneri i Qarabag pas fitores: Shkëndija na e vështirësoi punën, asgjë nuk ka përfunduar

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Qarabag pas fitores: Shkëndija na e vështirësoi
Gurban Gurbanov

Qarabag arriti të fitonte 1-0 ndaj Shkëndijës së tetovës mbrëmjen e djeshme, sfidë kjo e vlefshme për ruandin e 3-të të Champions League. Një fitore e vuajtur për ekipin nga azerbajxhani, por mjaft e rëndësishme për ta, pasi i çon 1 hap larg kualifikimit.

Pas fitores ka folur trajneri, Gurdan Gurdanov. Ky i fundit ka theksuar se Shkëndija ia vështirësoi shumë punën skuadrës së tij, ndërsa ndër të tjera nënvizoi se asgjë nuk ka përfunduar dhe ekipi duhet të jetë mjaft i kujdesshëm në ndeshjen e kthimit në Baku.

“Së pari dua t’i përgëzoj lojtarët e mi që luftuan deri në fund dhe luajtën me intensitet. Është shumë e rëndësishme që në ndeshje të tilla të jesh luftarak deri në fund. Bëmë disa gabime, por për ne ishte shumë i rëndësishëm rezultati i kësaj sfide. Kam fjalët më të mira për Shkëndijën, luajtën shumë mirë ndaj FCSB-së dhe na e vështirësuan punën. Fitorja është e rëndësishme për ne, por në Baku duhet të jemi të kujdesshëm, nuk duhet të lejojmë që ndeshja të jetë kaq e ngushtë”, përfundoi timonieri, i cili prej 18 vitesh drejton Qarabag.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga