
Ditën e nesërme, Paris Saint-Germain do të presë në shtëpi skuadrën e Aston Villës në çerekfinalen e parë të Champions League. Në prag të këtij takimi interesant, trajneri i parisienëve, Luis Enrique ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.
“Kundër Liverpoolit të gjithë thanë se nuk kishim asnjë shans. Kishte skuadra që arritën të kalojnë në raundin tjetër. Duhet të bëjmë atë që duhet për t’u kualifikuar.
Ky kompeticion absolutisht nuk lejon relaksim, ne nuk do të biem në këtë kurth. Nuk mund të arrish në gjysmëfinale nëse nuk je në nivelin maksimal nga ndeshja e parë deri në atë të fundit.
Marrëdhënia me Emery? Ne kemi ndërtuar miqësinë tonë gjatë rrjedhës së takimeve tona. Është kënaqësi të di se do takoj një nga trajnerët me karrierën më të rëndësishme europiane. Ai është një trajner që kujdeset për punën e tij. Aston Villa është përmirësuar nën drejtimin e Emery.
Marquinhos? Ai do të jetë në gjendje të inkuraojoë të gjithë në tribuna. Nuk është problem nëse ai nuk është në fushë.”, u shpreh Enrique.