Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Takim i çuditshëm”, Bellingham pas golit të fitores: Këto janë beteja psikologjike, mëkat nëse s’do të kishim fituar

Shkruar nga NEWSPORT
“Takim i çuditshëm”, Bellingham pas golit të
Jude Bellingham

Real Madrid mori një fitore me vuajtje ndaj Manchester Cityt, me madrilenët që triumfuan 3-2. Një nga protagonistet e kësaj fitoreje ishte Jude Bellingham.

Anglezi shënoi golin vendimtar për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së tij. Pas këtij triumfi ka folur sulmuesi, i cili shpehet shumë u lumtur, ndërsa nënvizon se do të ishte mëkat nëse s’do të kishin fituar.

“Ka enë një takim i çuditshëm. Por shumë momente të lojës kemi zhvilluar një nga takimet tona më të mira në sezon, por në dy raste jemi gjendur në disavantazh. Ka pasur mjaft diskutime para takimit se ky Siti nuk është më i miri e të tjera broçkulla.

 Por e pamë të gjithë në fushë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. janë një nga skuadrat më të vështira për tu përballur, mënyra se si ata luajnë me topin, si e qarkullojnë, si lëvizin në fushë. Ka qenë vërtet e ndërlikuar, përtej rezultatit. Por do të ishte mëkat nëse nuk do të kishim fituar, pasi kemi krijuar shumë raste për shënim, diçka e rrallë

Gjëja më interesante në këto ndeshje vajtje-ardhje me eliminim është se ke momente ulje-ngritjeje. Këto nuk janë vetëm beteja teknike apo taktike. Janë dhe beteja psikologjike. Këtë pjesë e kemi administruar mjaft mirë.

 E kam shoqëruar aksionin deri në fund dhe më vjen mirë që shënuam. Ishte një fitore plotësisht e merituar. Tani jemi në pozita më të favorshme, por nuk mund ta quaj të mbyllur”, ka përfunduar anglezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga