Barcelona do të presë Bayern Munich në “Estadi Olímpic Lluís Companys” për të bërë mes tyre llogaritë për raundin e 3-të në Champions League. Sfidë kjo e cila luhet ditën e nesërme në orën 21:00 dhe që premton të jetë mjaft e luftuar.
Historitë e përballjeve të dy ekipeve në të kaluarën tregojnë se favoritë absolut në këtë takim të jenë gjermanët. Kjo pasi statistikat në favor të tyre janë vërtet të “frikshme”. Të gjithë e mbajnë mend humbjen 8-2 të Barçës në vitin 2020.
Por jo vetëm kaq pasi katalanasit edhe në golat e shënuar kanë një bilanc negavit. Në 5 duelet e tyre të fundit mes tyre, janë 5 fitore për Bayern Munich. Bavarezët ia kanë dalë të shënojnë 19 gola, kundrejt 2 golave të Barçës.
Ditën e nesërme në shtëpi, Barcelona do të ketë provën e vërtetë përballë gjigandëve gjermanë. Katalanasit do të synojnë “hakmarrjen” ndja Bayern, teksa në stol kanë ish-trajnerin e tyre, hansi Flik. Interesant është fakti që në humbjen 8-2 të Barçës kundër Bayern, Flick ishte trajner i bavarezve dhe Lewandowski udhëhiqte sulmin gjerman.