Manchester City mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Real Madrid. Anglezët fituan me përmbysje ndaj madrilenëve me shifrat 2-1.
Pas këtij triumfi ka folur Pep Guardiola, i cili u shpreh se ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe përgëzon futbollistët e tij për lojën e zhvilluar.
Ndër të tjera foli për Rodrygo, Vinicius Jr, Jude Bellingham…, ku theksoi se Reali ka shumë lojtarë të rrezikshëm, prandaj fitorja në “Bernabeu” merr një tjetër rëndësi.
“Mund të ishte më mirë. Shumë e vështirë këtu. Katër ose pesë lojtarë luajtën për herë të parë në këtë stadium. Duke fituar këtu, duhet të jemi të lumtur, veçanërisht për sa i përket pikëve.
Kemi 13 dhe tani gjithçka është në duart tona për të përfunduar mes tetë ekipeve të para. Ky është objektivi. Të fitosh këtu, sidomos pas Leverkusenit, është shumë mire.
Matheus Nunes ishte shumë i mirë. Mbrojtësit e krahut po ashtu. Rayan Cherki luajti për herë të parë këtu. Nico O’Reilly pati një performancë të jashtëzakonshme.
Jeremy Doku na ndihmoi shumë me energjinë dhe lëvizjet e tij. E nisëm me një gabim, por prisja që ata të bënin presion më të lartë. Në fakt, ranë më poshtë dhe për ne u bë më e vështirë, por e pranuam këtë ritëm.
Rodrygo, Vinicius Jr, Jude Bellingham… lojtarë të shkëlqyer. Shpejtësia që ata kanë në sulm është shumë e rrezikshme. Prandaj nuk mund të qëndrosh lart, duhet të jesh i përkushtuar në mbrojtje. Në disa momente na mungoi diçka, kështu që ka ende hapësirë për t’u përmirësuar”, ka theksuar timonieri i anglezve.
