Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

"Është e papranueshme", ish-portieri legjendar i Bayernit ia thotë në sy Realit pas protestave ndaj arbitrit: Me këto pretendime i fituat 15 tituj

Shkruar nga NEWSPORT
"Është e papranueshme", ish-portieri legjendar i Bayernit ia
Ilustrim: Oliver Kahn/ Pamje nga Bayern-Real, ©LaPresseNews

Sjellja e lojtarëve të Realit kundrejt arbitrit Slavko Vincic është kthyer në kryefjalën e opinionit publik sportiv. Futbollistët madrilenë bënë përgjegjës kryesorin për humbjen që pësuan në ndeshjen e kthimit në Champions përballë Bayern Munich, çfarë solli dhe eleminimin e klubit nga ky kompeticion.

Sipas tyre, kartoni i dytë i verdhë drejtuar Eduardo Camavingas, i cili kishte hyrë në fushë në pjesën e dytë, ishte i tepërt ndaj dhe shkuan të protestonin ndaj sllovenit për vendimin e marrë.

Lidhur me këto reagime, një koment ka patur dhe nga ish-legjenda e portës gjermane, Oliver Kahn i cili nuk i ka kursyer aspak madrilenët, madje duke vënë në dyshim dhe 15 trofetë e fituar. 

"Duhet bërë diçka. Ata s'mund të shpëtojnë me kaq. Kur gjërat nuk shkojnë siç ata duan, përfundon gjithmonë në kaos. Sillen sikur çdo veprim korrekt duhet të jetë në favorin e tyre. E pamë sezonin e kaluar dhe sërish tani. Është e papranueshme. Me të vërtetë, kjo do të thotë shumë se si i kanë fituar 15 fitujt e Champions League", është shprehur i acaruar Kahn. 

Bayerni do të luajë në gjysmëfinale përballë Paris Saint-Germain, ndërsa Realit i mbetet të shpresojë për "lëshime" nga Barcelona për të tentuar një mrekulli në kampionat në ndeshjet e fundit të sezonit. 

 

Poll

Lexo gjithashtu