Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Shënoi 3 gola në Champions, Karim Adeyemi gëzohet në shqip: Faleminderit o bir!

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi 3 gola në Champions, Karim Adeyemi gëzohet në shqip:
Karim Adeyemi

Dortmundi fitoi në shtëpi ndaj Celtic, me gjermanët që triumfuan 7-1 ndaj kundërshtarëve në Champions League. Një fitore shumë e rëndësishme për verdhezinjtë, të cilët falë këtij rezultati mbajnë vendin e parë në grup me 6 pikë.

Në këtë ndeshje një prej protagonistëve ishte edhe Karim Adeyemi. Ky i fundit arriti të shënonte tripletë, duke udhëhequr të tijtë drejt fitores.

Menjëherë ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa shihet me topin e ndeshjes. Në foto nuk ka nguruar të shkruajë edhe shqip.

“Faleminderit o bir” shkruan Adeyemi në postimin e tij, ku një prej firmave shoqërohet me “Ta ha zemrën”. Sigurisht që lidhja e tij me shqipen nuk është e rastësishme, por vjen për shkak të partneres së tij shqiptare, këngëtarja Loredana.

Shënoi 3 gola në Champions, Karim Adeyemi gëzohet në shqip:
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga