
Aleksander Ceferin
Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, foli për Sky para ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Champions League midis Interit dhe Barcelonës. Ai e shikon si një duel të barabartë përballjen me dy gjigandëve të Evropës. Ja çfarë thotë konkretisht:
“Ndjenjat për sonte?
"Midis Interit dhe Barcelonës është një ndeshje vërtet e paparashikueshme. Them 50 me 50.
A është mirë që luhet në “San Siro”?
Një stadium si ‘San Siro’ është gjithmonë i bukur, por unë do të preferoja një stadium më modern”, tha shkurtimisht Ceferin.
Vlen të përmendet se ndeshja e parë mes Barçës dhe zikaltërve u mbyll me shifrat 3-3, duke e lën gjithçka të hapur për duelin e kthimit, i cili do të nis pas pak minutash.
Poll