Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Salah nderon Liverpool në Spanjë, Dinamo Zagrebi i Hoxhës ndan pikët me Celtic

Shkruar nga NEWSPORT
Salah nderon Liverpool në Spanjë, Dinamo Zagrebi i Hoxhës ndan
Arnold dhe Salah

Liverpool nuk di të ndalet në Champions League, merr fitoren e 6-të radhazi. “The Reds” kanë mposhtur në transfertë Gironën me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Mohamed Salah nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë në Spanjë ishte e luajtur mirë nga të dyja ekipet duke mo arritur të kërcënojnë njëra-tjetrën, por shkuan në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura.

Ndërsa në pjesën e dytë, Liverpool arriti të gjejë avantazhin falë një penalltie të realizuar në gol nga ylli egjiptian. Ekipi i Arne Slot e sheh veten sërish në vendin e parë të tabelës së Champions League me 18 pikë të plota.

Përsa i përket Dinamo Zagrebit dhe Celtic, këto të fundit u ndalën në një barazim pa gola. Ekipi i Arbër Hoxhës e gjen veten në pozitën e 21-të të tabelës me tetë pikë duke shpresuar për një vend në Play-Off, ndërsa Celtic në vendin e 17-të me një pikë më shumë se Dinamo Zagrebi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga