
Renditja e Champions ka parë Liverpool në krye, me Barcelonën si ndjekësen më të afërt. Në fund renditen Young Bouys dhe Slovan Bratislava.
Janë mbyllur të gjitha takimet e Champions për këtë javë. Ndër emarat më të mëdhenj që ngelin jashtë qoftë play-off ngelen Bologna dhe Manchester City. Blutë e Guardiolas pësuan tjetër humbje nga Parisi, në një sezon për t’u harruar. Ndërsa italianët e Jakut përmbysën BVB po përsëri pa efekt renditjeje.
Ndër surprizat mbetet Brest dhe Lille e Zhegrovës, të cilat po ngrenë shumë lart futbollin francez. Në play-off ka dhe ekipe të tjera jot ë pritshme si Celtic apo dhe Club Brugge.
Liverpool kryeson me 21 pikë, 2 më shumë se katalanasit dhe 5 se rivalët e Premier League, Arsenal. Në ujëra të mira janë dhe MIlani e Interi i Asllanit brenda 8-shes që kualifikohet direkt.