Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“PSG, ekipi më i mirë në Europë”, Luis Enrique ‘krekoset’ dhe sfidon Bayernin: Synojmë finalen! Formacioni? Do jetë…

Shkruar nga NEWSPORT
“PSG, ekipi më i mirë në Europë”, Luis Enrique
Luis Enrique

Luis Enrique do tentojë të marrë maksimumin në sfidën përballë Bayernit, duel ky i vlefshëm për gjysmëfinalen në Champions, e cila do të luhet të martën në stadiumin “Parc de Princes” në orën 21:00.

Me këtë frymë është deklaruar trajneri i francezëve në konferencën për shtyp të mbajtur para mediave ku cilësoi se të tijët do të bëjnë çmos që të prekin finalen e këtij edicioni në Budapest.

“E respektojmë Bayern. Mund të jenë pak më para se ne për qëndrueshmërin, por PSG, qoftë në mbrojtje apo sulm, është ekipi më i mirë sot në Europë”, tha fillimisht Enrique.

Nga ana e spanjollit nuk munguan as vlerësimet ndaj kundërshtarit.

“E meritojmë ku kemi arritur. Synojmë finalen. E dimë sa e vështirë është të luash kundër Bayern. Do të jetë ndeshje ku vendosin detajet. Jemi përgatitur për të gjithë skenarët”.

Kur u pyet për formacionin që do të zbresë në fushë, 54-vjeçari zgjodhi të përdor batutat duke i lënë mister zgjedhjet e tij për fushën.

“Cila do të jetë 11-shja që do luajë? Do jetë lotari. Do trazoj goglat dhe do zgjedh. Të gjithë lojtarët janë gati dhe të gjithë duan të luajnë”, përfundoi Enrique.

Poll

Lexo gjithashtu