Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Provuam deri në fund”, Thiago Motta pas eliminimit: Do të bëja të njëjtat zgjedhje, mendojmë për sfidën e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
“Provuam deri në fund”, Thiago Motta pas eliminimit: Do të
Thiago Motta

Juventusi u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Champions League, pasi PSV triumfoi me rezultat të përgjithshëm 4-3. Një humbje që sigurisht “dhemb” te italianët, të cilët i thonë lamtumirë këtij turne që në fazën e “Play-Off”.

Thiago Motta ka folur pas kësaj disfate, me timonierin e “Zonjës së Vjetër” që thekson se skuadra e tij provoi deri në fund, por nuk mundi të kualifikohej. Ndër të tjera nënvizoi se nuk do të ndryshonte asgjë, do të bëntë të njëjtat lëvizje në formacion.

“Në disa momente të ndeshjes, mbi të gjitha kur ne shënuam golin e barazimit, ata po shtynin edhe më shumë. Edhe ne kemi krijuar disa raste, ku mund të përmend shtyllën e Vlahovic, por ka qenë një ndeshje e hapur deri në sinjalizimin e fundit nga arbitri.

Ne nuk kemi hedhur poshtë asnjë gjë. Provuam të kualifikoheshim në fazën tjetër deri në fundin e takimit, por nuk ishim në gjendje për të bërë një ndeshje më shumë se ata.

A do të ndryshoja diçka? Jo do të bëja sërish të njëjtat zgjedhje.

Eliminimi? Të pësosh një humbje të tillë, gjithmonë është e dhimbshme, por është pjesë e punës që ne bëjmë. Megjithatë, ne duhet të ngrihemi menjëherë dhe të mendojmë për sfidën e radhës”, ka theksuar Motta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga