
Champions League
Champions League mbrëmjen e sotme do të jetë një spektakël i vërtetë. Takime mjaft interesante janë në peogram dhe që mbërthejnë tifozët.
Gjithçka do të nisë me sfidën me Bolognas dhe Shakhtar Donetsk në orën 18:45. Paralelisht do të luajë edhe Sparta Prague. Tek kjo e fundit luajnë 4 futbollistë shqiptarë, ku Laçi, Tuçi, Krasniqi dhe Rrahmani do të synojnë fitoren ndaj Salzburg.
Ndërkohë në orën 20:45 do të luhen 4 takimet e tjera. Kështu Celtic sfidon Slavan Bratislava, ndërsa Club Brugge kundër Dortmund. Dueli më i luftuar do të jetë ndaj Manchester City dhe Interit, sfidë që do të luhet në “Etihad Stadium”. Gjithashtu ndeshje e fundit do të jetë mes PSG-së dhe Gironas.

Ndeshjet e sotme ne Champions League
Poll